Prezentim i Raportit të rregullt gjysmëvjetor ekonomik të Bankës Botërore nga Ballkani Perëndimor
- Banka Botërore sot do të mbajë prezentim të edicionit të 23-të të serisë së raporteve për gjendjen ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor - Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi, Serbi, të titulluar "Testimi i rezistencës".
Shkup, 25 prill 2023 (MIA) - Banka Botërore sot do të mbajë prezentim të edicionit të 23-të të serisë së raporteve për gjendjen ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor - Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi, Serbi, të titulluar "Testimi i rezistencës".
Raportin do ta prezentojnë Sanja Maxhareviq - Shujster, ekonomiste e lartë për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Joana Maxhoska, ekonomiste në Zyrën e Bankës Botërore në Maqedoninë e Veriut, ndërsa përmes një video-linku fjalim do të mbajë Masimilianë Paoluçi, drejtor i Zyrës së Bankës Botërore në Maqedoninë e Veriut.