Prezantohet programi i projekteve infrastrukturore të Komunës së Çairit për vitin 2025
- Sot, së bashku me ekipin tim, kam kënaqësinë t’ju prezantoj programin e projekteve infrastrukturore që Komuna e Çairit ka planifikuar për vitin 2025.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:30, 30 prill, 2025
Shkup, 30 prill 2025
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Ju falënderoj që i jeni përgjigjur ftesës sonë për të marrë pjesë në këtë konferencë për shtyp.
Sot, së bashku me ekipin tim, kam kënaqësinë t’ju prezantoj programin e projekteve infrastrukturore që Komuna e Çairit ka planifikuar për vitin 2025.
Në Komunën e Çairit, investimi në përmirësimin e infrastrukturës është një proces i vazhdueshëm dhe i qëndrueshëm, me synim ndërtimin e një mjedisi më të sigurt, më funksional dhe më të zhvilluar për të gjithë qytetarët tanë.
Me një vlerë totale investimi që arrin rreth 8.7 milionë euro për projektet infrastrukturore të vitit 2025 dhe mbi 2.7 milionë euro për projektet tashmë në realizim në lagjet Dizhon, Sahat Kullë dhe Seravë, Çairi po shndërrohet çdo ditë në një vend më të mirë për të jetuar.
Përmes këtij video-materiali që do të shfaqim, do të keni mundësinë të ndiqni nga afër investimet konkrete që synojnë modernizimin e infrastrukturës, përmirësimin e shërbimeve publike dhe krijimin e një mjedisi më të mirë për të gjithë qytetarët tanë.
Po fillojmë me lagjen Dizhon.
Në këtë lagje po realizohet një investim i rëndësishëm për modernizimin e rrjeteve nëntokësore dhe përmirësimin e infrastrukturës së përditshme për qytetarët.
Rekonstruimi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit fekal në:
• Rruga Halim Halimiq,
• Rruga Imri Elezi,
• Rruga Elena Gjika,
• Rruga Ali Shefqet Shkupi,
• Rruga Gjorgji Tomovski,
• Rruga Ferid Zairi,
• Rruga Vëllezërit Rexhepagiq,
• Rruga Luigj Gurakuqi,
• Rruga Kemajl Seifulla.
Rekonstruimi i rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atmosferik në:
• Rruga Faik Konica (Dizhon 15),
• Rruga Adem Mikullovci (Dizhon 17).
Rekonstruimi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit fekal edhe në krahun 11.
Rekonstruimi i rrjetit të ujësjellësit në krahët hyrës të lagjes Dizhon:
• Krahu 1 (hyrje nga rruga Xhon Kenedi),
• Krahu 2 (hyrje nga rruga Xhon Kenedi),
• Krahu 5 (hyrje pas rrugës Halim Halimiq),
• Krahu 9 (pas rrugës 208),
• Krahu 10 (pas rrugës 208),
• Një pjesë e rrugës Kemajl Seifulla.
Në lagjen Sahat Kullë po zhvillohen projekte të rëndësishme për forcimin e rrjeteve të ujësjellësit dhe kanalizimit, duke përmirësuar cilësinë e jetesës për komunitetin.
Rekonstruimi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit fekal dhe atmosferik në:
• Rruga 1 (pas Poliklinikës “Bit Pazar”),
• Rruga Çairska (pranë selisë së BFI-së).
Rekonstruimi i rrjetit të ujësjellësit në:
• Rruga 178.
Rekonstruimi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit fekal në:
• Rruga Sevasti Qiriazi
• Rruga Kongresi i Manastirit,
• Rruga 177.
Rekonstruimi i rrjetit të kanalizimit atmosferik në:
• Rruga 150.
Rekonstruimi i rrjetit të kanalizimit fekal në:
• Rruga 397 (NDSH),
• Rruga 157,
• Rruga Hristija Todorovski Karposh
Në lagjen Seravë po krijohen kushte më të mira jetese përmes përmirësimit të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.
Rekonstruimi i rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atmosferik në:
• Rruga Kovaçka (zona Sauk-Çeshma 1 dhe 2).
Projektet e vitit 2025
Për vitin 2025, Komuna e Çairit ka planifikuar investime të reja në vlerë prej rreth 8.7 milionë euro, duke u fokusuar në zhvillimin e infrastrukturës moderne, ndërtimin e çerdheve, përmirësimin e shërbimeve publike dhe krijimin e hapësirave të reja për komunitetin.
Në lagjen Fushë Tophanë do të realizohen projekte që ndihmojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritjen e cilësisë së jetesës.
• Ndërtimi i çerdhes për fëmijë “Snezana” (objekti “Snegullka”).
• Rekonstruimi i infrastrukturës rrugore në:
• Rruga Llazo Trpovski,
• Rruga Ferid Murati.
Rekonstruimi i rrugëve:
• Rruga Ismail Qemali,
• Rruga Mehmet Gega,
• Rruga Metodija Mitevski,
• Rruga Nikolla Malesevski,
• Rruga Gjorgji Pop Hristov.
• Ndërtimi i një parkingu të madh në lagjen Fushë Tophanë.
• Rekonstruimi i instalimeve elektrike në lagjen Fushë Tophanë.
Në lagjen e njohur si Teneqe Mahallë po parashikohen investime për rregullimin e rrugëve dhe përmirësimin e infrastrukturës lokale.
Rekonstruimi i rrugëve në:
• Rruga 1,
• Rruga 3,
• Rruga 5,
• Rruga 7,
• Rruga 9,
• Rruga 20.
Në lagjen Çair i Vjetër po investohet për të sjellë më shumë shërbime edukative dhe për të përmirësuar infrastrukturën ekzistuese.
• Ndërtimi i çerdhes për fëmijë “Fidani” (objekti “Vesëza”).
Rekonstruimi i rrugëve:
• Rruga Parashqevi Qiriazi,
• Rruga Dervish Hima,
• Rruga Emin Duraku,
• Rruga Strumiçka.
• Rekonstruimi i instalimeve elektrike në lagjen Çair i Vjetër.
• Rekonstruimi i sallës së sportit “Partizan”.
Në lagjen Dizhon
Do të vazhdojë përmirësimi i infrastrukturës me:
• Rekonstruimin e rrugës kryesore ekzistuese të lagjes Dizhon.
Në lagjen Tophanë e Vjetër do të rinovohen rrugë të rëndësishme për banorët dhe komunitetin lokal.
Rekonstruimi i rrugëve:
• Rruga Maksut Sadik,
• Rruga Banatska.
Në lagjen Seravë po parashikohet ndërtimi i hapësirave sportive dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore:
• Ndërtimi i pishinës së mbyllur shkollore në SH.F. “Adem Jashari”,
• Rekonstruimi i rrugës Pançe Nedellkovski.
Në lagjen Gazi Babës do të forcohet infrastruktura nëntokësore dhe do të rikonstruktohen disa rrugë të rëndësishme.
• Rekonstruimi i rrjetit të ujësjellësit në:
• Rruga 210,
• Rruga Avram Pisevski,
• Rruga Bajram Shabani.
Rekonstruimi i kanalizimit fekal në:
• Rruga 155.
Rekonstruimi i rrugëve:
• Rruga Petre Georgiev,
• Rruga Fan Noli,
• Rruga Stojna Stefkova.
Në Çarshinë e Vjetër po ndërmerret një projekt i rëndësishëm për ruajtjen dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore.
• Konservimi dhe restaurimi i kalldrëmës në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.
Në lagjen e Dyqanxhikut
Do të përmirësohet infrastruktura bazë përmes:
• Rekonstruimit të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit fekal dhe atmosferik.
Çairi po ndryshon çdo ditë.
Çdo rrugë, çdo lagje, çdo investim i ri është një hap më afër një të ardhmeje më të sigurt, më moderne dhe më të zhvilluar për të gjithë qytetarët tanë.
Të nderuar gazetar, ju faleminderit edhe një here për vëmendjen.
Komuna Çair
______________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.