• e martë, 26 nëntor 2024

Prezantohet platforma digjitale për pjesëmarrje qytetare "Komuniti"

Prezantohet platforma digjitale për pjesëmarrje qytetare

Shkup, 23 gusht 2023 (MIA) - Në kuadër të projektit "Bashkohu për komunitetin", sot u promovua platforma digjitale (aplikacioni) për pjesëmarrje qytetare "Komuniti", përmes së cilës qytetarët do të mund të përcaktojnë prioritetet dhe bashkërisht të  zbatojnë zgjidhje financiare në bashkësinë e tyre lokale. Çdo qytetar  falas mund ta instalojë aplikacionin në celularin e tij.

Tani për tani, projekti po zbatohet  nga asociacioni “Konekt” dhe në fazën e parë do të bashkëpunojë me komunat Gjevgjeli, Gostivar, Ohër, Strumicë, Çair dhe Shuto Orizare. 

 

Преку проектот на УСАИД „Здружи се за заедницата“, кој ќе се спроведува во шест општини во државата, се очекува да се зголеми учеството на граѓаните во идентификување и решавање на предизвици

Siç u theksua në prezantimin e sotëm gjatë promovimit të projektit të USAID-it "Bashkohu për Komunitetin", "Komuniti" është një kanal i ri për komunikim të dyanshëm për problemet dhe nevojat lokale ndërmjet të gjithë faktorëve duke përfshirë nëpunës të komunave, qytetarët dhe sektorin joqeveritar dhe bizneset lokale. Komuna përmes platformës, në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë do të mund të përcjellë informacione të rëndësishme për të gjithë qytetarët dhe një grup të caktuar të synuar të qytetarëve.

Qytetarët do të marrin njoftime lidhur me ngjarje lokale apo ndërkaq paralajmërime, si mbyllja e bulevardit kryesor për shkak të ndërtimit të rrugës. Në të ardhmen, të gjitha procedurat administrative do të mund të reduktohen në disa klikime pa pritur gjatë para institucioneve. Qytetarët do të mund ta ndajnë mendimin e tyre, shqetësimin apo idenë, ndërsa në lidhje me çështjet lokale të kërkojnë ndryshime dhe të dëgjohen. 

 Nëpërmjet platformës, ankesat e qytetarëve do të përcillen deri në sektorin përkatës dhe personit udhëheqës në Komunë.

 Procedura e regjistrimit është falas, ndërsa  çdo përdorues do të marrë përmbajtje, promovime dhe njoftime në lidhje me interesat personale.

 Foto: MIA/Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR