• e hënë, 23 dhjetor 2024

Prezantohen shpikjet e para në laboratorin e ri të bioteknologjisë

Prezantohen shpikjet e para në laboratorin e ri të bioteknologjisë

Shkup, 15 maj 2023 (MIA) - Rreth 30 pjesëmarrës të ditës së parë të ekspozitës në SHMQSH "Marija Kiri - Sklodovska" - Shkup prezantuan shpikjet e bëra në laboratorin e parë të bioteknologjisë në vend të mbështetur nga UNDP, UNICEF dhe Qyteti i Shkupit.

Në ngjarje ku morën pjesë zëvendësdrejtoresha rajonale e UNDP-së Marina Valter, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Maqedoninë e Veriut Armen Grigorjan dhe përfaqësues të Qytetit të Shkupit u shfaqën prototipe të ndryshme  bioteknologjike, rezultatet e eksperimenteve me përpunimin e mbetjeve biologjike të cilat janë bërë në laboratori periudhën e fundit.

Fokusi i startapeve janë produktet e reja organike kozmetike, produkte nga industria ushqimore, prodhimi i enëve të kuzhinës nga materiale organike dhe produkte inovative dhe ushqim për kafshët shtëpiake. Gjithashtu, startapeve u ofrohet plotësisht mundësia për profilizimin e biznesit dhe mbështetje pa pagesë mentorues përmes platformës së biznesit onlajn www.bizz4all.mk.

Në laboratorin e biotransformimeve në periudhën e kaluar u zhvilluan dy programe me një qëllim, transformimi i mbetjeve biologjike, ndërgjegjësimi për bioteknologjinë dhe mundësitë e saj.

Programi i parë "Mbetje biologjike për një industri, resurs për tjetër", përfshin mbi 30 kompani të vogla, të mesme dhe të mëdha të cilat i prezantuan produktet e tyre nga biombetjet dhe mënyrat e biotransformimit.

Sfida "Bio Hack My World 2023" është një program inkubator për zhvillimin e ideve për transformim të biombetjeve, të destinuar për startapet studentët, inovatorët e rinj, intuziastët dhe dashamirësit e shkencës.

Laboratori i sapo pajisur për biotransformime, i mbështetur nga UNDP dhe UNICEF së bashku me Qytetin e Shkupit, shërben si qendër për nxitjen e kuriozitetit dhe frymëzimit për komunitetin e sipërmarrësve, ku të rinjtë, edukatorët dhe entuziastët kanë mundësinë të inovojnë dhe eksperimentojnë në fushën e konvertimit të modeleve të mbetjeve biologjike dhe ekonomisë rrethore. sa/

foto: UNDP

 

QËNDRONI TË LIDHUR