• e mërkurë, 09 korrik 2025

Prezantimi i platformës digjitale "ONE STOP DIGITAL" për ndërmarrje, mikro, të vogla dhe të mesme

Prezantimi i platformës digjitale

Shkup, 16 qershor 2025 (MIA) - Në Odën Ekonomike sot do të mbahet prezantimi i platformës digjitale për NVM, "ONE STOP DIGITAL", të destinuara për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe një qendër për informacion dhe komunikim të thjeshtuar, me çka përmes aplikacionit mobil këto kompani do të kenë qasje të shpejtë në formën digjitale në të gjitha shërbimet e odës.

Platforma digjitale me aplikacion mobil është përpunuar me ndihmën e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në drejtim të vazhdimit të tranzicionit ekonomik të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të qëndrueshme dhe zhvillimit të një infrastrukture të qëndrueshme të shërbimeve këshillimore të biznesit. 

Prezantimin e organizon Qendra e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme pranë Odës Ekonomike. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR