Prezantimi i masave të reja për mbështetje të prodhuesve e vegjël të ushqimit dhe pijeve
- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave sot në Shkup do t'i prezantojë masat e reja për mbështetjen e prodhuesve të vegjël të ushqimit dhe pijeve.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 07:58, 15 mars, 2023

Shkup, 15 mars 2023 (MIA) - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave sot në Shkup do t'i prezantojë masat e reja për mbështetjen e prodhuesve të vegjël të ushqimit dhe pijeve.
Ngjarja është në kuadër të fushatës informuese në terren të Ministrisë për njohjen e bujqve me masat e reja, ndërsa mbështetet nga Programi për rritjen e punësueshmërisë së tregut (IME) të financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.
Në ngjarje fjalim do të mbajë ministri Lupço Nikollovski. ar/