• e diel, 22 dhjetor 2024

Prezantimi i gjetjeve nga hulumtimi "Efekti i dezinformatave dhe ndikimeve të huaja ndaj proceseve demokratike në Maqedoninë e Veriut në vitin 2023"

Prezantimi i gjetjeve nga hulumtimi

Shkup, 23 janar 2024 (MIA) - Fondacioni për internet dhe shoqëri "Metamorfozis" sot në konferencë për media do t'i prezantojë gjetjet nga hulumtimi "Efekti i dezinformatave dhe ndikimeve të huaja ndaj proceseve demokratike në Maqedoninë e Veriut në vitin 2023". 

Qëllimi i hulumtimit është që të konfirmohet shkalla e ekspozimit dhe ndikimit të dezinformatave ndaj qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes kombinimit të analizave të karakteristikave të rrjedhës së dezinformatave me anketë të bërë në shembullin reprezentativ në nivel kombëtar. 

Metodologjia e zbatuar mundëson krahasim me rezultatet nga hulumtimet e kaluara të llojit të njëjtë, në mesin e të cilave edhe anketë komplementare e zbatuar nga "Metamorfozis" në vitin 2022, me çka meren njohuri për trendet si bazë e vendosjes së prioriteteve, të transmetuara edhe në llojin e rekomandimeve, në drejtim të qasjes me angazhimin e të gjithë shoqërisë me të cilat kërkohen zgjidhje për shkaqet strukturore për ekspozim në dezinformata. 

Në ngjarjen e cila do të mbahet në hapësirat e Qendrës Civile të Resurseve fjalime të tyre do të kenë Filip Stojanovski, drejtor për partneritet dhe zhvillim të resurseve në "Metamorfozis" dhe Gjorgji Mitrevski, hulumtues. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR