Prezantim publik për Regjistrin kombëtar për ujëra nëntokësore
- Nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe planifikimit hapësinor informojnë se sot do të mbahet prezantim publik i Regjistrit kombëtar për ujëra nëntokësore.
Shkup, 14 korrik 2023 (MIA) - Nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe planifikimit hapësinor informojnë se sot do të mbahet prezantim publik i Regjistrit kombëtar për ujëra nëntokësore.
Fjalim hyrës, siç është paralajmëruar, do të kenë ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova dhe ambasadorja e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, Veronik Ulman.
"Qëllimi i Programit është të mbështesë Maqedoninë e Veriut në vendosjen e menaxhimit afatgjatë, shumënivelësh dhe sistematik të ujërave nëntokësore si një burim i rëndësishëm natyror strategjik dhe të forcojë autoritetet përkatëse dhe shoqërinë civile për menaxhimin e tyre të qëndrueshëm”, kumtuan nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. ls/
Foto: MIA