Prezantim i softuerit për lidhje digjitale të Gjykatës administrative me organet publike dhe Gjykatën e lartë administrative
- Gjykata administrative e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të promovojë softuer, me të cilin në mënyrë digjitale do të lidhet me organet publike dhe Gjykatën e lartë adminstrative.
- Post By Besnik Shuki
- 07:39, 10 dhjetor, 2025
Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Gjykata administrative e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të promovojë softuer, me të cilin në mënyrë digjitale do të lidhet me organet publike dhe Gjykatën e lartë adminstrative.
Në promovimin e "Softuerit për lidhje digjitale të Gjykatës administrative me organet publike dhe Gjykatës së lartë administrative" fjalime do të mbajnë kryetari dhe zëvendës kryetarja e Gjykatës administrative, Burim Sejdini dhe Marta Telegravçiska dhe kryetari i Këshillit gjyqësor të RMV-së, Aleksandar Kambovski.
Sistemin për digjitalizim do ta prezantojë një përfaqësues i bartësit të prokurimit publik - "EDUSOFT SHPK" Shkup. bsh/
Foto: MIA arkiv