Prezantim i rezultateve për cilësinë e ajrit të brendshëm në shkolla dhe kopshte për fëmijë
- Në kuadër të projektit "Ballafaqimi me ndotjen e ajrit", që e zbaton UNDP-ja, sot do të prezantohen rezultatet për cilësinë e ajrit të brendshëm në Kumanovë, Gostivar, Strumicë, Kavadar dhe Strugë.
- Post By Besnik Shuki
- 07:31, 11 nëntor, 2024
Shkup, 11 nëntor 2024 (MIA) - Në kuadër të projektit "Ballafaqimi me ndotjen e ajrit", që e zbaton UNDP-ja, sot do të prezantohen rezultatet për cilësinë e ajrit të brendshëm në Kumanovë, Gostivar, Strumicë, Kavadar dhe Strugë.
Ngjarjen do të hapin ambasadorja e Suedisë, Ami Larson Xhejn dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Armen Grigorian. Rezultatet nga hulumtimi do t'i prezantojë rektori i Universitetit "Goce Dellçev", Dejan Mirakovski.
Është paraparë edhe mbajtja e panel diskutimit, ku, sipas paralajmërimit, do të mabjnë fjalim ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe zëvendës ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski.
Projekti "Ballafaqimi me ndotjen e ajrit" zbatohet në partneritet me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe me komunat Kumanovë, Gostivar, Strumicë, Kavadar dhe Strugë, ndërsa është pjesë e Programit kornizë të UNDP-së, i financuar nga Suedia. bsh/
Foto: MIA