Prezantim i rezultateve nga ndotja e ajrit në komunat - Kumanovë, Gostivar, Strumicë, Kavadar dhe Strugë
- Në kuadër të projektit "Përballje me ndotjen e ajrit", të cilin e zbaton UNDP në partneritet me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, sot, në hotelin Aleksandar Pallas do të prezantohet rezultatet nga ndotja e ajrit në pesë komuna - Kumanovë, Gostivar, Strumicë, Kavadar dhe Strugë.
Shkup, 14 tetor 2024 (MIA) - Në kuadër të projektit "Përballje me ndotjen e ajrit", të cilin e zbaton UNDP në partneritet me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, sot, në hotelin Aleksandar Pallas do të prezantohet rezultatet nga ndotja e ajrit në pesë komuna - Kumanovë, Gostivar, Strumicë, Kavadar dhe Strugë.
Siç informojnë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ngjarjen do ta hapë zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti dhe përfaqësuesi i përhershëm i Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Armen Grigorjan, ndërsa rezultatet nga hulumtimi do t'i ndajë rektori i universitetit "Goce Dellçev", prof. Dejan Mirakovski.
Projekti është pjesë e programit kornizë të UNDP-së, i cili financohet nga Suedia, ndërsa përfshin edhe projektin "Forcimi i kapaciteteve komunale për zbatimin e projekteve". ls/
Foto: Arkivi i MIA-s