Prezantim i rezultateve nga hulumtimi për përfitimet nga tregu i përbashkët rajonal në bujqësi dhe turizëm
- Analitika tink-tenk sot do t'i prezantojë rezultatet nga studimet për ndikimin e tregut të përbashkët rajonal ndaj sektorit bujqësi dhe turizëm në Maqedoninë e Veriut dhe rezultatet nga hulumtimi "Perceptimet e kompanive nga veprimtaria bujqësi dhe turizëm në Maqedoninë e Veriut për iniciativën Ballkani i Hapur".
- Post By Besnik Shuki
- 07:45, 18 maj, 2023
Shkup, 18 maj 2023 (MIA) - Analitika tink-tenk sot do t'i prezantojë rezultatet nga studimet për ndikimin e tregut të përbashkët rajonal ndaj sektorit bujqësi dhe turizëm në Maqedoninë e Veriut dhe rezultatet nga hulumtimi "Perceptimet e kompanive nga veprimtaria bujqësi dhe turizëm në Maqedoninë e Veriut për iniciativën Ballkani i Hapur".
Studimet dhe hulumtimet janë përpunuar në kuadër të projektit "Përforcimi i integrimit ekonomik rajonal - Mundësitë dhe përfitimet nga tregu i përbashkët rajonal në sektorin bujqësi dhe turizëm në Maqedoninë e Veriut", me përkrahje të Fondacionit Shoqëri e hapur Maqedoni (FSHHM).
Qëllimi është, siç njoftojnë organizatorët, të bëhet analizë gjithëpërfshirëse dhe vlerësim i përfitimeve të Maqedonisë së Veriut nga tregu i përbashkët rajonal, me theks të posaçëm në sektoret bujqësi dhe turizëm. Analizat e përfshijnë gjendjen në ekonominë tonë (sektoret bujqësi dhe turizëm), duke filluar nga periudha para dhe gjatë pandemisë dhe krizës ukrainase, duke i konfirmuar pikat kritike të zhvillimit/lidhjes, të cilat mund të jenë katalizatorë të lidhjes rajonale dhe iniciativës Ballkani i Hapur. Janë analizuar edhe perceptimet e kompanive nga dy sektoret për efikasitetin e masave dhe politikave të deritanishme qeveritare.
"Posaçërisht janë theksuar përfitimet për kompanitë lidhur me iniciativën Balllkani i Hapur. Përmes kësaj ngjarje dëshirojmë të hapim dialog mes të gjitha palëve relevante, por para së gjithash, integrimi i të gjitha palëve të involvuara (sektori publik dhe privat) përmes analizave dhe rekomandimeve për rëndësinë e nevojës për integrimin ekonomik të vendeve nga Ballkani përmes iniciativës Ballkani i Hapur dhe përforcim edhe më të madh të bashkëpunimit ekonomik dhe integrimit të Maqedonisë së Veriut në kuadër të Ballkanit Perëndimor", thonë nga Analitika. bsh/