• e diel, 22 dhjetor 2024

Prezantim i raporteve "Progresi i Maqedonisë së Veriut në procesin e Berlinit - Prezantim i planeve të veprimit për tregun e përbashkët rajonal dhe agjendën e gjelbër"

Prezantim i raporteve

Shkup, 4 shtator 2024 (MIA) - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në organizim të Institutit për Demokraci "Societas Civilis" (IDSCS), do të mbahet ngjarja "Progresi i Maqedonisë së Veriut në procesin e Berlinit - Prezantim i planeve të veprimit për tregun e përbashkët rajonal dhe agjendën e gjelbër".

Siç është paralajmëruar, fjalime hyrëse do të kenë kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, Marko Troshanovski, kryetari i institutit për demokraci (IDSCS) dhe Petra Dreksler, ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në vend. 

Në këtë ngjarje, do të prezantohet raportet e fundit për progresin e procesit të Berlinit, me fokus në planet e veprimit për tregun e përbashkët rajonal dhe Agjendën e gjelbër.

Prezantimi synon të nxisë një diskutim produktiv mes deputetëve në Kuvend, bazuar në gjetjet e vëzhgimit të këtyre planeve nga IDSCS, kumtuan organizatorët e ngjarjes, që është pjesë e projektit “Diplomacia Parlamentare: Bashkëpunimi rajonal përmes dialogut parlamentar në rritje”, mbështetur nga Ministria federale e punëve të jashtme e Gjermanisë. ls/ 

Foto: Printskrin 

 

QËNDRONI TË LIDHUR