Prezantim i publikimit "Pjesëmarrja e grave nga komunitetet në jetën politike djhe publike"
- Në organizim të Misionit të OSBE-së në Shkup sot do të prezantohet publikimi "Pjesëmarrja e grave nga komunitetet në jetën politike dhe publike në Maqedoninë e Veriut".
- Post By Besnik Shuki
- 07:19, 27 nëntor, 2024
Shkup, 27 nëntor 2024 (MIA) - Në organizim të Misionit të OSBE-së në Shkup sot do të prezantohet publikimi "Pjesëmarrja e grave nga komunitetet në jetën politike dhe publike në Maqedoninë e Veriut".
Siç u paralajmërua, në prezantimin do të mbajnë fjalim u.d. shefja e Misionit të OSBE-së në Shkup, Suzan Penksa dhe zëvendës kryetarja e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska.
Ky hulumtim ofron shqyrtim gjithëpërfshirës të pjesëmarrjes politike të grave nga komunitetet joshumicë në Maqedoninë e Veriut, duke i theksuar më tepër pabarazitë, me të cilat ballafaqohen gratë nga komunitetet gjatë tentimeve të tyre për t'u përfshirë në jetën politike dhe publike. Hulumtimi do të jetë i qasshëm në gjuhën angleze, maqedonase, shqipe, boshnjake, rome, serbe, turke dhe vllehe.
Do të mbahet edhe panel "Sfidat e dyfishta, me të cilat ballafaqohen gratë nga komunitetet joshumicë: Si të arrihet pjesëmarrja më e madhe në politikë?", me politikane nga komunitetet joshumicë. bsh/
Foto: MIA arkiv