Prezantim i propozimit për lehtësimin e pagesës së transportit publik për studentët
- Forumi për Ndryshime Arsimore sot në Qendrën Kulturore Studentore (QKS) do të prezantojë propozimin për lehtësimin e pagesës për transportin publik për studentët.

Shkup, 19 dhjetor 2024 (MIA) - Forumi për Ndryshime Arsimore sot në Qendrën Kulturore Studentore (QKS) do të prezantojë propozimin për lehtësimin e pagesës për transportin publik për studentët.
Siç paralajmërojnë organizatorët, folës do të jenë zëvendësministri i Arsimit, Lulzim Aliu, deputetet nga klubi i deputetëve të rinj Monika Zajkova dhe Dragana Bojkovska, si dhe kryetari i Kuvendit Studentor të UKIM-it, Aleksandar Nikollovski.
Foto: Arkivi i MIA-s