Prezantim i 29 automjeteve të reja të lehta blinduese për Armatën
- Në kazermën "Jane Sandanski" në Shtip sot do të prezantohen 29 automjete të reja të lehta blinduese JLTV nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:24, 15 gusht, 2025
Shkup, 15 gusht 2025 (MIA) - Në kazermën "Jane Sandanski" në Shtip sot do të prezantohen 29 automjete të reja të lehta blinduese JLTV nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryeministri Hristian Mickoski, ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-majori, Sashko Llafçiski dhe ambasadorja e SHBA-së, Anxhela Ageler, siç është paralajmëruar, do t'i vizitojnë pjesëtarët e Grupit të batalionit të lehtë këmbësorik dhe do të marrin pjesë në prezantimin e automjeteve të reja. ab/
Foto: МIА arkivi