• e premte, 05 dhjetor 2025

Presidentja Siljanovska-Davkova për vizitë në Resnjë

Presidentja Siljanovska-Davkova për vizitë në Resnjë

Shkup, 11 nëntor 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot do të qëndrojë për vizitë pune në komunën e Resnjës.

Siç informon Zyra e presidentes, Siljanovska-Davkova do të takohet me kryetarin e komunës Jovan Tozievski dhe anëtarët e Këshillit të komunës si dhe do të bisedojë me banorët e Resnjës.

Është paraparë që ajo të vizitojë edhe Muzeun memorial Tatarçevi dhe Qendrën e kulturës "Dragi Tozija".

Në kuadër të vizitës, presidentja do të vizitojë edhe objektin industrial, Sëisslion Agroplod-Resnjë, ndërsa për temën e gjendjes ekologjike të Prespës dhe liqenit do të bisedojë me përfaqësues të institucioneve kompetente, organizatave joqeveritare si dhe përfaqësues të vetëqeverisjes lokale.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR