Presidentja Siljanovska - Davkova vendosi lule në varrin e Nikolla Karevit dhe në monumentin e heronjve në vendin "Sliva"
- – Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova, sot, në kuadër të shënimit të 2 Gushtit, Ilindeni – Dita e Republikës, në Krushevë, vendosi lule në varrin e presidentit të Republikës së Krushevës, Nikolla Karev dhe në monumentin e heronjve në lokalitetin “Sliva”.
- Post By Fitore Curri
- 12:51, 2 gusht, 2025
Shkup, 2 gusht 2025 (MIA) – Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova, sot, në kuadër të shënimit të 2 Gushtit, Ilindeni – Dita e Republikës, në Krushevë, vendosi lule në varrin e presidentit të Republikës së Krushevës, Nikolla Karev dhe në monumentin e heronjve në lokalitetin “Sliva”.

Siç bënë të ditur nga kabineti i presidentes, Siljanovska – Davkova mori pjesë edhe në ngjarjen përkujtimore në tempullin “Shën Nikolla”.

Delegacione nga Kabineti i presidentes sot vendosën lule para Qendrës Përkujtimore të KAÇKM-së në Pelincë, para monumentit të Nikolla Karevit në Shkup, si dhe para monumentit të KAÇKM-së dhe të kryetarit të Presidiumit, Metodia Andonov – Çento.

Një delegacion nga Kabineti mori pjesë edhe në shënimin e Ilindenit në Smilevë.

Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova mbrëmë mori pjesë në ceremoninë e hapjes së manifestimit “Dhjetë ditë Republika e Krushevës”, e cila u mbajt në vendin Gumenje. Në ngjarje ishte lexuar Manifesti i Krushevës dhe ishte improvizuar sulmi tradicional dhe shpërthimi i topit. fc/
Foto: Kabineti i presidentes Siljanovska - Davkova