Presidentja Siljanovska Davkova priti delegacionin e AMIE, shpreh shqetësim për gjendjen e minoritetit maqedonas në Shqipëri
- Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti delegacionin e Aleancës Maqedonase për Integrime Evropiane nga Republika e Shqipërisë (AMIE), të kryesuar nga kryetari i saj, Vasil Sterjovski. Në takim përfaqësuesit e partisë së vetme politike të maqedonasve në Shqipëri shprehën shqetësim serioz për gjendjen e minoritetit maqedonas, duke theksuar se ata po përballen me propagandë dhe tentime për asimilim që kërcënojnë identitetin e tyre kombëtar dhe kulturor.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 20:35, 5 shkurt, 2025

Shkup, 5 shkurt 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti delegacionin e Aleancës Maqedonase për Integrime Evropiane nga Republika e Shqipërisë (AMIE), të kryesuar nga kryetari i saj, Vasil Sterjovski. Në takim përfaqësuesit e partisë së vetme politike të maqedonasve në Shqipëri shprehën shqetësim serioz për gjendjen e minoritetit maqedonas, duke theksuar se ata po përballen me propagandë dhe tentime për asimilim që kërcënojnë identitetin e tyre kombëtar dhe kulturor.
Siç kumtoi Kabineti i Siljanovska Davkovës, ata shprehën pakënaqësi për qëndrimin e institucioneve shqiptare ndaj tyre, si në nivel shtetëror ashtu edhe në nivel lokal, duke theksuar se mbrojtja dhe përkrahja e pamjaftueshme e vendos këtë komunitet në pozitë të pasigurt të ekspozuar ndaj presioneve të përmanente.
Në bisedë, ata e njoftuan presidenten për iniciativat e deritanishme të partisë, si dhe për aktivitetet e planifikuara, në drejtim të forcimit të identitetit të tyre kombëtar dhe kulturor, thuhet në kumtesë.
Presidentja Siljanovska-Davkova shprehu mirëkuptim për përkeqësimin e gjendjes së minoritetit maqedonas në Shqipëri.
Ajo e riafirmoi nevojën për një qasje strategjike në zgjidhjen e statusit dhe mbrojtjen e të drejtave të minoritetit maqedonas në Shqipëri, në përputhje me dokumentet evropiane dhe ndërkombëtare.
Foto: Kabineti i presidentes