• e premte, 05 dhjetor 2025

Presidentja Siljanovska - Davkova në takim me Gutereshin në Nju-Jork

Presidentja Siljanovska - Davkova në takim me Gutereshin në Nju-Jork

Nju-Jork, 24 shtator 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska - Davkova, sot në Kombet e bashkuara në Nju-Jork do të ketë takim me sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh.

Siç lajmëroi raportuesi i MIA-s, takimi është në kuadër të vizitës së punës të presidentes në SHBA dhe pjesëmarrjes në Sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, ku do të ketë fjalim gjatë ditës së nesërme.

pas takimit me Gutereshin, Siljanovska -Davkova, pas Misionit të përhershëm të BE-së në Nju-Jork, do të marrë pjesë në drekën që për liderët nga Ballkani Perëndimor e organizon përfaqësuesja e lartë  BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kallas.

Sipas agjendës, ajo do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e organizuar nga ana e Këshillit atlantik për ndarje të çmimeve për qytetarë global, si dhe në pritjen e orgnaizuar nga qendra ndërkombëtare "Nizami Ganxhavi".

Presidentja Gordana Siljanovska - Davkova mbrëmë mori pjesë në pritjen që e organizoi presidenti amerikan, Donald Tramp. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR