• e martë, 10 mars 2026

Presidentja Siljanovska Davkova në komemoracion për hebrenjtë e Maqedonisë në Kompleksin memorial dhe muzeun "Treblinka" në Poloni

Presidentja Siljanovska Davkova në komemoracion për hebrenjtë e Maqedonisë në Kompleksin memorial dhe muzeun

Shkup, 10 mars 2026 (MIA) - Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova sot do të qëndrojë për vizitë pune në Poloni, ku do të marrë pjesë në shënimin komemorativ të holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë, që do të mbahet në Kompleksin memorial dhe Muzeun "Treblinka", në vendin e ish kampit nazist në Treblinka në Poloninë e pushtuar.

Siç informon Kabineti i presidentes, Siljanovska Davkova do të vendosë kurorë lulesh në memorialin kushtuar 7144 hebrenjve të Maqedonisë të deportuar në kampin e vdekjes në mars të vitit 1943.

Në delegacionin e Maqedonisë të udhëhequr nga Siljanovska Davkova është edhe ambasadori Gabriel Atanasov, koordinator kombëtar dhe udhëheqës i delegacionit në Aleancën ndërkombëtare për përkujtim të holokaustit - IHRA, përfaqësues të Fondit të holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë dhe përfaqësues nga komuniteti hebraik.

Gjatë vizitës në Poloni, presidentja në Varshavë do të vendosë kurorë lulesh në memorialin kushtuar viktimave të getos së Varshavës dhe do të takohet me përfaqësuesit e diasporës së Maqedonisë.

"Siljanovska Davkova është presidentja e parë e Maqedonisë që do ta vizitojë Kompleksin memorial dhe muzeun "Treblinka" me rastin e shënimit të Ditës së deportimit të hebrenjve të Maqedonisë", citon Kabineti në kumtesë. sa/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR