• e premte, 22 nëntor 2024

Presidentja Osmani për vizitë pune në Gjermani

Presidentja Osmani për vizitë pune në Gjermani

Prishtinë, 1 tetor 2024 (MIA)- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Gjermani. Gjatë kësaj vizite do të ketë takim pune me presidentin e Gjermanisë, Frank Valter Shteinmeier.

Gjithashtu, Osmani do të realizojë takime të ndara me ministra e deputetë gjermanë.

Presidentja Osmani do të jetë  folëse në sesionin Dialogu i liderëve në kuadër të Berlin Global Dialogue me ç’rast do të diskutojë në temën: "Rimendimi i qëndrueshmërisë - përgjigjja ndaj ndryshimeve gjeopolitike”.

Në kuadër të kësaj vizite, Osmani do të marrë pjesë edhe në ceremoninë hapëse të Festivalit shqiptar të gastronomisë në Berlin me ç ’rast do të mbajë fjalim para pjesëmarrësve.

Ndryshe, Osmani vizitën zyrtare bilaterale në Gjermani me ftesë të presidentit Shteinemier e ka realizuar në shtator të vitit 2021 ku është pritur me nderime ushtarake. Pas vizitës zyrtare bilaterale, ajo gjatë kësaj periudhe tre vjeçare ka pasur edhe një sërë takimesh pune e telefonata me presidentin Shteinmeier i cili është përkrahës i fuqishëm i të ardhmes euroatlantike të vendit tonë.

 

QËNDRONI TË LIDHUR