Presidentja Osmani: Krenare me bashkëpunimin ushtarak me aleatët tanë
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot gjeneralë, kolonelë e oficerë tjerë të lartë nga 16 shtete dhe mbi 30 akademi ushtarake nga Evropa, Amerika e Veriut, Azia, Afrika dhe më gjerë.
- Post By Sara Ademi
- 19:23, 13 nëntor, 2025
Prishtinë, 13 nëntor 2025 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot gjeneralë, kolonelë e oficerë tjerë të lartë nga 16 shtete dhe mbi 30 akademi ushtarake nga Evropa, Amerika e Veriut, Azia, Afrika dhe më gjerë.
Ajo ka theksuar se gjendet në mesin e gjeneralëve, kolonelëve e oficerëve tjerë të lartë nga 16 shtete dhe mbi 30 akademi ushtarake nga Evropa, Amerika e Veriut, Azia, Afrika dhe më gjerë.
"Ata po vizitojnë Kosovën me rastin e Simpoziumit Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake (ISOMA) i cili mbahet për herë të parë në vendin tonë. Kjo shënon një moment të rëndësishëm për Kosovën dhe pasqyron jo vetëm sukseset e Akademisë së Mbrojtjes të FSK-së, por edhe rolin tonë në rritje në ngritjen e standardeve profesionale dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar", theksohet në kumtesën e zyrës së presidentes.
"Krenare me FSK-në! Krenare me bashkëpunimin ushtarak me aleatët tanë"!, u shpreh Osmani.