• e shtunë, 23 nëntor 2024

Presidentja e Republikës së Kosovës Osmani-Sadriu për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Presidentja e Republikës së Kosovës Osmani-Sadriu për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 26 prill 2023 (МИА) - Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut me ftesë të shefit të shtetit Stevo Pendarovski.

Sipas paralajmërimeve, pas pritjes me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në ceremoni zyrtare në kabinetin e presidentit, Osmani - Sadriu do të ketë takim tet-a-tet me Pendarovskin, pas së cilit është paraparë edhe një takim plenar i delegacioneve të të dyja vendeve.

Pas takimit Pendarovski dhe Osmani - Sadriu do të vendosin kurora lulesh tek varri i Goce Dellçevit në kishën "Shën Spas" në Shkup.

Gjatë vizitës zyrtare, Osmani - Sadriu do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ndërsa fjalim do të mbajë edhe në seancën solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nesër Osmani - Sadriu do të qëndrojë në Tetovë, ku do të takohet me kryetarin e Tetovës, Bilall Kasami.

 

QËNDRONI TË LIDHUR