• e diel, 22 dhjetor 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani udhëtoi për vizitë pune në Gjermani, takohet me presidentin Shtajnmaer

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani udhëtoi për vizitë pune në Gjermani, takohet me presidentin Shtajnmaer

Prishtinë, 1 tetor 2024 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Gjermani, me ç'rast do të takohet me presidentin e Gjermanisë, Frank Valter-Shtajnmaer.

Gjithashtu, siç kumton Kabineti i saj, Osmani do të realizojë takime të ndara me ministra dhe deputetë gjermanë. 

Presidentja Osmani do të jetë folëse në sesionin Dialogu i Liderëve në kuadër të Berlin Global Dialogue, me ç’rast do të diskutojë në temën: "Rimendimi i qëndrueshmërisë - përgjigjja ndaj ndryshimeve gjeopolitike".

Në kuadër të kësaj vizite, Osmani do të marrë pjesë edhe në ceremoninë hapëse të Festivalit Shqiptar të Gastronomisë në Berlin, me ç’rast do të mbajë fjalim para pjesëmarrësve.

Ndryshe, presidentja Osmani vizitën e parë zyrtare bilaterale në Gjermani me ftesë të presidentit Shtajnmaer e ka realizuar në shtator të vitit 2021 ku është pritur me nderime ushtarake. Pas vizitës zyrtare bilaterale, ajo gjatë kësaj periudhe trevjeçare ka pasur edhe një sërë takimesh pune e telefonata me presidentin gjerman, i cili është përkrahës i fuqishëm i së ardhmes euroatlantike të Kosovës. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR