Presidentja e Kosovës Osmani - Sadriu në inaugurimin e rrugës "Ibrahim Rugova" në Komunën e Çairit
- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani - Sadriu sot do të marrë pjesë në inaugurimin e rrugës me emrin "Ibrahim Rugova" (ish-rruga "Sllavej Planina" në Komunën e Çairit.

Shkup, 27 prill 2023 (MIA) - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani - Sadriu sot do të marrë pjesë në inaugurimin e rrugës me emrin "Ibrahim Rugova" (ish-rruga "Sllavej Planina" në Komunën e Çairit.
Nga Komuna e Çairit paralajmëruan se presidentja e Kosovës do ta vizitojë Çarshinë e Vjetër, ndërsa lule do të vendosë tek Monumenti i Gjergj Kastrioti - Skënderbeu dhe busti i Hasan Prishtinës.
Foto:MIA