• e shtunë, 23 nëntor 2024

Presidentja e Kosovës nuk është konsultuar dhe nuk pajtohet me letrën e Qeverisë deri tek KE-ja në lidhje me AKS-në

Presidentja e Kosovës nuk është konsultuar dhe nuk pajtohet me letrën e Qeverisë deri tek KE-ja në lidhje me AKS-në

Prishtinë, 16 maj 2024 (MIA) - Kabineti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani kumtoi se letra e Qeverisë është dërguar dje deri tek Këshilli i Evropës me të cilën paralajmërohet përgatitja e draft-statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe (AKS) nga ana e Qeverisë së Kosovës, nuk është përgatitur dhe dërguar në konsultim me presidenten dhe se ajo me atë letër nuk është dakorduar, njofton korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.

Bekim Kupina, këshilltar për media pranë presidencës, përmes një kumtese për publikun thekson se "çdo derivat i letrës paraprake për qëllime nënshkruar nga të tre institucionet" - presidentja Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti në lidhje me qëllimin e krijimit të AKS-së, patjetër të koordinohet dhe miratohet nga të tre institucionet.

"Presidentja Osmani mbështet vetëm qëndrimet dhe veprimet e konsultuara më herët, të koordinuara dhe të dakorduara më parë me institucionin e presidentit si institucion kushtetues me kompetenca të qarta në fushën e politikës së jashtme dhe si mbrojtës i funksionimit kushtetues të institucioneve. Kjo letër nuk është e tillë. Mund të jetë konsultuar dhe koordinuar me individë jashtë institucioneve që e kanë publikuar këtë letër sot, por jo dhe me presidenten", ka theksuar këshilltari i Osmanit, Kupina.

Në njoftimin e tij, thuhet se presidentja Osmani do të mbështesë çdo veprim që ka për qëllim arritjen e anëtarësimit në përputhje të plotë me interesat shtetërore dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

"Prandaj po bëhen përpjekje për të bindur shtetet anëtare që sa më parë të thërrasin seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të votojnë për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë (KE)", ka bërë të ditur Kupina.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla në konferencën e sotme për media është pyetur nëse letra që i ka dërguar Këshillit ka qenë e paracaktuar me Osmanin, por ajo nuk ka dhënë një përgjigje konkrete, por ka thënë shkurt se është koordinuar "me të gjitha institucionet". rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR