• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Presidenti rumun Johanis e shpalli kandidaturën e tij për kreun e NATO-s

Presidenti rumun Johanis e shpalli kandidaturën e tij për kreun e NATO-s

Bukuresht, 12 mars 2024 (MIA) - Presidenti rumun Klaus Johanis sot ka shpallur kandidaturën e tij për pasues të Jens Stoltenberg në funksionin e kreut të NATO-s, duke premtuar një “rinovim të perspektivës” në një moment vendimtar për aleancën.

“Kam vendosur të marr pjesë në konkursin për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s”, deklaroi Johanis, vendi i të cilit kufizohet me Ukrainën.

Mediat perëndimore kanë raportuar muajt e fundit se kryeministri holandez Mark Rute është favoriti për të udhëhequr aleancën dhe për të zëvendësuar Stoltenberg, pasi SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Gjermania shprehën mbështetjen për kandidaturën e tij të mundshme.

Hungaria, megjithatë, theksoi se vendi nuk do të mbështesë Ruten, i cili ka kritikuar më parë qeverinë hungareze.

Pasardhësi i Stoltenberg - ish-kryeministri norvegjez - pritet të shpallet përpara samitit në Uashington në korrik.

“Duke pasur parasysh kontekstin aktual të sigurisë, besoj se është koha që vendi ynë të marrë përgjegjësi edhe më të mëdha në udhëheqjen euroatlantike”, shkroi Johanis në deklaratën. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR