Presidenti Pendarovski vizitoi zonat e prekura kritike nga stuhia në Kriva Pallankë
- Presidenti Stevo Pendarovski sot ka vizituar lokacionet më kritike me rrëshqitje të dheut në komunën e Kriva Pallankës, të shkaktuara nga vërshimet nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut ditëve të fundit.
Kriva Pallankë, 19 qershor 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sot ka vizituar lokacionet më kritike me rrëshqitje të dheut në komunën e Kriva Pallankës, të shkaktuara nga vërshimet nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut ditëve të fundit.
Kryetari i komunës së Kriva Pallankës, Sashko Mitovski, së bashku me përfaqësues të shërbimeve komunale, e njoftuan presidentin Pendarovski për dëmet e shkaktuara në qytet dhe rrethinë, për gjendjen e infrastrukturës rrugore, rrëshqitjet dhe masat e ndërmarra për pastrimin e situatës.
Nga Komuna e Kriva Pallankës informojnë se për shkak të vëllimit të dëmeve, për rehabilitimin e tyre do të nevojitet ndihmë nga shteti, veçanërisht për zgjidhjen e dy rrëshqitjeve të mëdha: në rrugën drejt të vendit Mëhalla saat, ku për shkak të dëmtimit të rrugës janë izoluar 200 shtëpi dhe aksi i vjetër rrugor për në Manastirin “Shën Joakim Osogovski”, ku stuhia ka shkaktuar rrëshqitje të dheut.
Informata për të dyja rrëshqitjet i është dorëzuar Këshillit drejtues të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili ka mbajtur mbledhje sot.
Gjatë inspektimit të djeshëm për ndihmë në terren dhe rehabilitimin e rrugëve, ishin përfaqësues nga togu inxhinierik i ushtrisë, ndërsa këtu, theksuan nga komuna, duhet përkrahje edhe për Kriva Pallankën, për çka edhe presidenti është informuar si komandant suprem i ARM-së.
Pendarovski dhe Mitovski kanë vizituar edhe shtratin e lumit Krivarekë në pjesën urbane të qytetit, që është vërshuar nga ngritja e nivelit të ujërave, ndërsa shërbimet komunale kanë arritur që për më pak se 24 orë ta kthejnë atë në gjendjen fillestare, për çka i përgëzoi personalisht edhe presidenti. qa/bsh/