• e hënë, 23 dhjetor 2024

Presidenti palestinez javën e ardhshme do të qëndrojë për vizitë në Rusi

Presidenti palestinez javën e ardhshme do të qëndrojë për vizitë në Rusi

Ramalla, 6 gusht 2024 (MIA) - Presidenti palestinez Mahmud Abas do ta vizitojë Rusinë nga 12 deri më 14 gusht, njoftuan mediat ruse. Këshilltari i Kremlinit për politikë të jashtme, Jurij Ushakov, në qershor informoi për vizitën, por pa saktësuar datë.

Abasi planifikonte ta vizitonte Rusinë qysh në nëntor të vitit të kaluar, por vizita ishte shtyrë me kërkesë të palës palestineze. 

"Rripi i Gazës duhet të transferohet nën kontroll të autoriteteve palestineze legjitime, ndërsa planet izraelite për kontroll të përkohshëm të enklavës janë të papranueshme", deklaroi presidenti palestinez Mahmud Abas për agjencinë ruse të lajmeve RIA, transmeton Jahu.

"Gaza duhet të drejtohet nën patronazhin e PLO (Organizatës për Çlirimin e Palestinës) dhe qeverisë legjitime palestineze", deklaroi Abas. Ne jemi kundër planeve izraelite që parashikojnë disa zgjidhje të përkohshme", theksoi presidenti palestinez.

Moska më parë deklaroi se dëshiron të ndihmojë në zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Afërt dhe se paqja nuk do të jetë e mundur pa krijimin e shtetit palestinez. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR