• e diel, 22 dhjetor 2024

Presidenti palestinez i gatshëm të bashkëpunojë me Trampin për t'i dhënë fund luftës në Gaza

Presidenti palestinez i gatshëm të bashkëpunojë me Trampin për t'i dhënë fund luftës në Gaza

Ramallah, 9 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti palestinez Mahmud Abas në një bisedë telefonike e ka uruar presidentin e sapozgjedhur amerikan Donald Tramp për fitoren në zgjedhje, ndërsa Trampi është përgjigjur se do të punojë për ndalimin e luftës, kumtoi zyra e presidentit palestinez.

Abas i uroi fat Trampit ndërsa përgatitet për hyrjen e tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë dhe shprehu gatishmërinë e tij për të punuar me të për të arritur "një paqe të drejtë dhe gjithëpërfshirëse të bazuar në legjitimitetin ndërkombëtar", citohet në kumtesën e kabinetit të presidentit palestinez.

Trampi, i cili do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, i tha Abasit se do të "punonte për të ndalur luftën" dhe se ishte i gatshëm të punonte me Abasin dhe të gjitha palët e interesuara për "promovimin e paqes në Lindjen e Mesme".

Trampi dhe lideri palestinez kishin një marrëdhënie shumë të paqëndrueshme gjatë mandatit të tij të parë, veçanërisht pas vendimit për të zhvendosur ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR