• e enjte, 20 shkurt 2025

Presidenti kroat Zoran Milanoviq sot do të inaugurohet për mandat të dytë

Presidenti kroat Zoran Milanoviq sot do të inaugurohet për mandat të dytë

Zagreb, 18 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq, sot do të bëjë betimin për mandatin e tij të dytë pesëvjeçar. Në inaugurimin në Pallatin Presidencial në Pantovçak do të marrin pjesë rreth njëqind të ftuar, mes të cilëve edhe katër nënkryetarë të Kuvendit, por askush nga Qeveria.

Milanoviq sërish u zgjodh president më 12 janar, kur në raundin e dytë e mundi kundërshtarin e tij Dragan Primorac, të mbështetur nga HDZ.

Inaugurimin, që do të fillojë në mesditë, do ta ndjekin ish-president të shtetit, përfaqësues të institucioneve dhe shoqatave, pjesëtarë të forcave të armatosura, liderë fetarë, liderë të partive që e mbështetën Milanoviqin, si dhe familjarë e miq të tij.

Ceremonia do të fillojë me rreshtimin e Gardës së nderit para Pallatit Presidencial, ndërsa më pas presidenti Milanoviq dhe bashkëshortja e tij Sanja do të hyjnë në sallën ceremoniale, ku do të jenë të pranishëm të ftuarit dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Në këtë inaugurim do të ketë më shumë të ftuar se sa pesë vjet më parë, kur morën pjesë rreth 40 persona. Në mesin e të ftuarve do të jenë edhe tre ish-presidentët – Stipe Mesiq, Ivo Josipoviq dhe Kolinda Grabar-Kitaroviq.

Milanoviq u ka dërguar ftesa kryeministrit Andrej Plenkoviq dhe nënkryetarëve të qeverisë, por ata nuk do të marrin pjesë. Në ceremoni nuk do të marrin pjesë kryetari i Kuvendit, Gordan Jandrokoviq dhe nënkryetari Zheljko Rajner nga HDZ, të cilët kanë kërkuar falje. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR