• e mërkurë, 18 qershor 2025

Presidenti kinez për vizitë kartërditore në Rusi, nesër takim me Putinin, të premten në paradën ushtarake në Moskë

Presidenti kinez për vizitë kartërditore në Rusi, nesër takim me Putinin, të premten në paradën ushtarake në Moskë

Moskë, 7 maj 2025 (MIA) - Presidenti kinez Si Xhinping sot filloi vizitën katërditore në Moskë si i ftuari më i lartë shtetëror në përkujtimin e Ditës së fitores në Luftën e dytë botërore në Rusi.

Sipas Kremlinit, takimet me presidentin rus Vlladimir Putin do të fokusohen në ndërtimin e planifikuar prej kohësh të tubacionit të dytë të eksportit të gazit në Kinë.

Çështjet ndërkombëtare do të përfshijnë luftën në Ukrainë dhe negociatat e vazhdueshme midis Rusisë dhe SHBA-së. 

Putini dhe presidenti Si duhet të takohen nesër, theksoi këshilltari i Putinit për politikën e jashtme, Jurij Ushakov.

Presidenti Si të premten do të jetë i ftuar në një paradë të madhe ushtarake të planifikuar në Moskë. Rusia po feston Ditën e fitores, e cila shënon 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së dytë botërore.

Pritet që përfaqësuesit rusë dhe kinezë të nënshkruajnë disa marrëveshje në nivel qeveritar gjatë vizitës së tyre.

Sa më shumë që Rusia largohet nga Perëndimi, aq më shumë mbështetet në partneritetin e saj strategjik me Kinën. Sipas të dhënave zyrtare, vëllimi i tregtisë dypalëshe vitin e kaluar u rrit në 245 miliardë dollarë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR