• e hënë, 24 qershor 2024

Presidenti i Shqipërisë Begaj për vizitë në Kosovë

Presidenti i Shqipërisë Begaj për vizitë në Kosovë

Tiranë, 23 qershor 2024 (MIA) - Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj fillon sot vizitën dyditore në Kosovë.

Sipas kumtesës zyrtare, ai do të vizitojë tre komuna: Deçan, Junik dhe Drenas ku do të ketë takime me autoritetet lokale.

Gjatë kësaj vizite në tre komunat, presidenti Begaj do të nderojë, gjithashtu, ish luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rënë gjatë luftës në vitin 1999.

Begaj ka realizuar disa vizita në Kosovë, e cila ishte destinacioni i tij i parë jashtë vendit pas zgjedhjeve në korrik të vitit 2022. sa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR