• e hënë, 23 dhjetor 2024

Presidenti i Nagorno Karabahut paralajmëroi se planifikon të jap dorëheqje

Presidenti i Nagorno Karabahut paralajmëroi se planifikon të jap dorëheqje

Stepanakert, 29 gusht 2023 (MIA)- Presidenti i Nagorno Karabahut, Araik Artunjan, deklaroi se ka për qëllim të dorëhiqet nga posti, bën të ditur agjencia e lajmeve Armenpres.

Artunjan mbrëmë u tha protestuesve në Stepanakert se dje në mbledhjen e jashtëzakonshme me persona zyrtar është biseduar për dorëheqjen e tij të mundshme.

"Biseduam edhe për dorëheqjen time eventuale, kurse para disa ditëve edhe vetë kam deklaruar se dua ta dorëzoj. Nesër ose pasnesër do të kemi edhe një takim në përbërje të ngushtë dhe nëse vendoset të tërhiqem nga posti, edhe këtë javë do t'i shërbej armatës", tha Artunjani.

Protestuesit organizuan protestë spontane pasi policia kufitare e Azerbejxhanit kidnapoi tre banorë të Nagorno Karabahut në korridorin Laçin. rq/

(Ky informacion është shpërndarë sipas marrëveshjes së BTA dhe ARMENPRES)

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR