Presidenti i La Ligës e quan projektin e Super ligës "të pakuptimtë"

Porto, 18 nëntor 2022 (MIA) – Projekti i Super ligës Evropiane është një “koncept shumë i rrezikshëm” që kërcënon “esencën e futbollit”, paralajmëroi sot presidenti i La Ligës spanjolle, Havier Tebas, duke kritikuar qëndrimet e klubeve si Real Madrid.
"Klubet që formuan Super ligën duan të drejtojnë futboll sepse janë më të pasurit, por e gjithë kjo do të ishte jofunksionale për mosmarrëveshjen, tha njeriu i parë i kampionatit spanjoll në një konferencë futbolli të organizuar nga liga portugeze në Porto.
“Presidenti i Real Madridit thotë se do ta mbrojë futbollin, por ne jemi mirë dhe nuk duam që ai të na mbrojë”, tha Tebas.
Ai tregoi se liga spanjolle është e “balancuar” dhe se gjithmonë ka klube të vogla, të mëdha dhe të mesme. ls/