• e diel, 22 dhjetor 2024

Presidenti i Kirgistanit e ka ratifikuar marrëveshjen për mbrojtje të përbashkët kundërajrore me Rusinë

Presidenti i Kirgistanit e ka ratifikuar marrëveshjen për mbrojtje të përbashkët kundërajrore me Rusinë

Moskë, 12 tetor 2023 (MIA) - Presidenti i Kirgistanit Sadir Zhaparov sot e ka ratifikuar marrëveshjen për vendosje të sistemit të përbashkët për mbrojtje kundërajrore me Rusinë, informon Anadollia. 

Sipas marrëveshjes, teknologjia do të bëhet pjesë përbërëse e sistemit të përbashkët për mbrojtje kundërajrore të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura. 

Bishkek do të sigurojë një parcelë prej pesë hektarëve krahas bazës ajrore ruse në qytetin Kant për vendosje të infrastrukturës së nevojshme. 

Palët e lidhën marrëveshjen në Moskë më 16 gusht të vitit 2022, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin e nënshkroi ligjin më 29 maj të këtij viti. fc/

Fotografia: Arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR