• e diel, 22 dhjetor 2024

Presidenti i Izraelit do të takohet me Bajdenin në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Izraelit do të takohet me Bajdenin në Shtëpinë e Bardhë

Uashington, 11 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xhozef Bajden sot do të takohet me presidentin e Izraelit Isak Hercog në Shtëpinë e Bardhë, konfirmuan zyrtarë amerikanë dhe izraelitë për Si-Bi- Es Njuz.

Pritet që të dy presidentët të diskutojnë për luftën e vazhdueshme në Gazë dhe Liban, theksohet në kumtesën e kabinetit të presidentit të shtetit.

Ish ambasadori izraelit në SHBA, Ron Dermer i cili është dhe këshilltar i kryeministrit Benjamin Netanjahu, pritet t'i bashkohet Hercogut në takimin me Bajdenin.

Bajdeni dhe Hercogu u takuan në Shtëpinë e Bardhë në korrik të vitit 2023, ndërsa përsëri u takuan në tetor të njëjtit vit në Tel Aviv. Netanjahu dhe Bajdeni u takuan në Uashington në korrik të këtij viti.

Negociatat për armëpushim të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, Katari dhe Egjipti vazhdojnë të ngecin, si dhe përpjekjet paralele të SHBA-së dhe të tjerëve për të ndaluar luftimet midis Izraelit dhe Hezbollahut në Liban. rq/

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR