Presidenti i Indonezisë do të falë rreth 44.000 të burgosur
- Presidenti i Indonezisë, Prabovo Subijanto vendosi të falë dhjetëra mijëra të burgosur, përfshirë edhe aktivistë të dënuar për shpifje, si dhe ata të cilët kanë qenë të burgosur në provincën lindore Papua, për shkak të kritikave për Qeverinë, delaroi ministri i Drejtësis, Supratman Andi Agtas.
Xhakartë, 13 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti i Indonezisë, Prabovo Subijanto vendosi të falë dhjetëra mijëra të burgosur, përfshirë edhe aktivistë të dënuar për shpifje, si dhe ata të cilët kanë qenë të burgosur në provincën lindore Papua, për shkak të kritikave për Qeverinë, deklaroi ministri i Drejtësis, Supratman Andi Agtas.
Ai shtoi se rreth 44.000 të burgosur në të gjithë vendin mund të falen për t'u lehtësuar problemi i mbipopullimit të burgjeve. Numri përfaqëson rreth 30 për qind të të gjithë të burgosurve në vend.
Me faljen do të përfshihen edhe personat e dënuar për shpifje dhe gjuhën e urrejtjes, si dhe ata që akuzohen për shpifje ndaj presidentit.
Rreth 18 aktivistë, të cilët ishin të burgosur e kanë kritikuar Qeverinë ose kanë organizuar protesta në Papua do të lirohen, theksoi Andi Agtas.
Ai shtoi se do të lirohen të dënuarit për lëndë narkotike, por jo dilerët, si dhe të burgosurit që vuajnë nga sëmundje kronike si HIV. qa/
Foto: EPA