• e hënë, 23 dhjetor 2024

Presidenti i Ekuadorit ka shpallur gjendje të "konfliktit të armatosur të brendshëm"

Presidenti i Ekuadorit ka shpallur gjendje të

Kito, 10 janar 2023 (MIA) - Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa ka dhënë dekret, me të cilin konfirmohet se Ekuadori është në një gjendje të "konfliktit të armatosur të brendshëm" dhe urdhëroi "neutralizimin" e bandave të përfshira në tregtinë me drogë.

Dekreti presidencial e njeh "ekzistencën e një konflikti të armatosur të brendshëm" dhe urdhëron "mobilizimin dhe ndërhyrjen e forcave të armatosura dhe policisë (...) për të garantuar sovranitetin dhe integritetin kombëtar kundër krimit të organizuar, organizatave terroriste dhe forcave të armatosura joshtetërore".

Noboa ka urdhëruar gjithashtu edhe "neutralizimin" e të gjitha grupeve kriminale dhe jep një listë të shterur: "Aguilas, AguilasKiller, AK47, Kabaleros Oskuros, ÇoneKiller, Çoneros, Kouiçeros, Kuartal de las Feas, Kubanos, Fatales, Ganster, Kater Piler, Lagartos, Latin Kings, Lobos, Los p.27, Los Tiburnes, Mafia18, Mafia Trebalo, Patrones, R7, Tigerones.

Këto banda, prej të cilëve shumica ishin rrugore vetëm disa vite më parë, u bënë aktorë të përgjakshëm në tregtinë me drogë me tentakulat ndërkombëtare, pasi Ekuadori u bë një pikë kryesore eksporti për kokainën e prodhuar në Peru dhe Kolumbinë fqinje. Ky vend tani është shkatërruar nga dhuna e bandave dhe trafikantët e drogës.

Armiku publik numër 1, udhëheqësi i Choneros (bandë prej rreth 8.000 personave, sipas ekspertëve), Adolfo Masijas, alias "Fito", u arratis nga burgu i Guajakilit të dielën, duke shkaktuar krizë të paparë sigurie në tërë vendin, sfidë e madhe për presidentin Nobo (36), i zgjedhur nëntorin e kaluar me premtimin e rivendosjes së sigurisë në vend.

Shefi i shtetit në pikën e fundit të dekretit ka nënvizuar nevojën që forcat e armatosura të veprojnë "sipas drejtësisë humanitare ndërkombëtare dhe me respektimin e të drejtave të njeriut". bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR