• e hënë, 23 dhjetor 2024

Presidenti i Egjiptit shpreson për një armëpushim në Gazë në ditët në vijim

Presidenti i Egjiptit shpreson për një armëpushim në Gazë në ditët në vijim

Kajro, 28 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti egjiptian Abdel Fatah al-Sisi ka shprehur sot shpresën se në ditët në vijim do të arrihet një marrëveshje për armëpushim në Rripin e Gazës.

"Shpresojmë se do të arrihet armëpushim në ditët në vijim, në mënyrë që të fillojë lehtësimi i vërtetë për njerëzit nga Rripi i Gazës në të gjitha fushat", tha Al Sisi në kryeqytetin egjiptian, Kajro.

Të dielën, presidenti amerikan Xho Bajden tha se shpreson për armëpushim në Gazë deri të hënën tjetër.

Egjipti, Katari dhe SHBA-ja po ndërmjetësojnë mes Izraelit dhe Hamasit për të arritur një armëpushim në Gazë dhe shkëmbim të pengjeve dhe të burgosurve. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR