• e enjte, 10 tetor 2024

Presidenti Hercog me mbështetje për Netanjahun për marrëveshjen e pengjeve dhe falënderim ndaj Bajdenit për paraqitjen e propozimit izraelit

Presidenti Hercog me mbështetje për Netanjahun për marrëveshjen e pengjeve dhe falënderim ndaj Bajdenit për paraqitjen e propozimit izraelit

Jerusalem, 2 qershor 2024 (MIA) - Presidenti izraelit Isak Hercog sot e falënderoi presidentin amerikan Xho Bajden për fjalimin e tij në të cilin e prezantoi propozimin izraelit për marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe përpjekjet e tij për lirimin e gjithë të burgosurve që i mbante Hamasi në Gazë.

Hercog, gjithashtu, në konferencën e Universitetit hebraik në Jerusalem tha se kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu ia ka thënë mbështetjen për marrëveshjen e lirimit të pengjeve.

"Nuk duhet të harrojmë se sipas traditës hebraike, nuk ka betim më të madh nga lirimi i të burgosurve dhe pengjeve, veçanërisht kur bëhet fjalë për qytetarë të izraelit të cilët shteti i Izraelit nuk mundi t'i mbronte", tha Hercog në konferencën e emëruar sipas babait të tij të ndjerë Haim Hercog", ish president i Izraelit.

"Është një detyrim i trashëguar t'i kthejmë ata në vend në suaza të marrëveshjes që do t'i ruajë interesat e sigurisë të shtetit të Izraelit", përfundoi Hercog.

Në ndërkohë, senatori republikan amerikan Lindzi Gream i bëri thirrje presidentit Bajden të sqarojë se marrëveshja për armëpushim në Gazë dhe për pengjet, që e prezantoi të premten, nuk do ta pengojnë Izraelin ta shkatërrojë Hamasin.

Gream në platformën X publikoi se mposhtja e Hamasit nuk është vetëm në interes të rajonit, por edhe të SHBA-së.

Ai insiston në atë që Bajdeni "duhet të jetë i qartë se ky propozim për armëpushim nuk e pengon Izraelin të vazhdojë me operacionet luftarake për shkatërrimin e Hamasit dhe të sigurohet se nuk ka kurrfarë roli në të ardhmen".

Në fjalimin e tij të premten Bajdeni e zbuloi, propozimin e fundit të Izraelit për marrëveshje për pengjet dhe armëpushim që t'i jepet fund luftës në Gazë dhe i bëri thirrje Hamasit ta pranojë ofertën. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR