• e premte, 05 dhjetor 2025

Presidenti brazilian e quan kërcënimin e Trampit për tarifat "shantazh të papranueshëm"

Presidenti brazilian e quan kërcënimin e Trampit për tarifat

Sao Paolo, 18 korrik 2025 (MIA) - Presidenti brazilian Luiz Inasio Lula da Silva deklaroi se njoftimi i presidentit amerikan Donald Tramp për vendosjen e tarifave të tjera shtesë prej 50 përqind ndaj Brazilit është një "shantazh i papranueshëm".

Në fjalimin e transmetuar në televizionin nacional, Lula tha se „disa politikanë brazilianë“ që mbështesin kërcënimet e Trampit kundër ekonomisë më të madhe në Amerikën Latine janë „tradhtarë të atdheut“.

"Brazil ka vetëm një pronar – popullin brazilian", shtoi ai.

Presidenti amerikan njoftoi masa shtesë të tarifave prej 50 për qind për eksportin e Brazilit më 9 korrik.

Në një letër drejtuar homologut të tij brazilian, të publikuar në platformën Truth Social, Trampi dje i bëri thirrje qeverisë aktuale braziliane të “ndalojë të sulmojë” ish-presidentin Zhair Bolsonaro.

Në gjykatën për përpjekje për grusht shtet, Bolsonaro, i cili ishte president nga viti 2019 deri në 2022, po përballet me një dënim me burg deri në 40 vjet.

Prokurorët të martën kërkuan që ai të dënohet për "grusht shtet". qa/

Foto: Arkivi i EPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR