• e diel, 22 dhjetor 2024

Presidenti austriak Aleksandar van der Belen do të niset për vizitë në Ballkanin Perëndimor

Presidenti austriak Aleksandar van der Belen do të niset për vizitë në Ballkanin Perëndimor

Vjenë, 26 mars 2023 (MIA) - Presidenti austriak Aleksandar van der Belen sot niset për vizitë katërditore në Ballkanin Perëndimor. Ai do të shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Aleksandar Shalenberg, ministrja e Drejtësisë Alma Zadiç dhe delegacioni ekonomik me përfaqësues të 30 kompanive austriake.

Faza e parë e vizitës do të jetë në Shqipëri, ndërsa të martën delegacioni austriak do të niset për në Maqedoninë e Veriut. Aleksandar van der Belen dëshiron ta "hapë derën" për bizneset austriake në dy vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, thuhet në kumtesën e shkurtë për mediume.

Pas arritjes në Shqipëri, presidenti austriak do ta vizitojë hidrocentralin Ashta në pjesën veriore të vendit, të ndërtuar nga kompanitë elektroenergjetike austriake Ferbund dhe EVN, si dhe shkollën e mesme teknike "Peter Maringer" nga Austria në Shkodër.

Sipas të dhënave të Odës ekonomike austriake, sektorët turizëm, infratsrukturë dhe energjetikë janë me interes të posaçëm për investitorët austriakë. Shqipëria ka për qëllim ta rrisë përqindjen e prodhimit të energjisë elektrike nga burimet ripërtëritëse të energjisë. Është paraparë edhe ndërtim i disa parqeve për prodhim të energjisë solare dhe rritjen e kapaciteteve për fitimin e energjisë me erë.

Bisedat politike, ku temë kryesore do të jetë afrimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, do të mbahen nesër. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR