Premier liga do t'i sqarojë vendimet e VAR-it në rrjetet sociale
- Udhëheqësia e futbollit të Premier ligës angleze do të hapë një profil të veçantë në rrjetet sociale ku do të publikojë në kohë sqarimet reale në lidhje me vendimet e teknologjisë VAR gjatë kohës së ndeshjeve.
- Post By Fami Bajrami
- 16:38, 14 gusht, 2024

Londër, 14 gusht 2024 (MIA) - Udhëheqësia e futbollit të Premier ligës angleze do të hapë një profil të veçantë në rrjetet sociale ku do të publikojë në kohë sqarimet reale në lidhje me vendimet e teknologjisë VAR gjatë kohës së ndeshjeve.
Vendimet e gjyqtarëve në dhomat e VAR-it në të kaluarën kanë shkaktuar një sërë reagimesh negative, ndërsa ka pasur një iniciativë nga Vulverhemptoni për heqjen e teknologjisë VAR, por me vendim të shumicës së klubeve në qershor u vendos që VAR të mbetej në përdorim.
Me vendimin e Premier ligës për lansimin e një profili të veçantë në rrjetet sociale për të sqaruar vendimet të lidhura me teknologjinë VAR, udhëheqësia e Ligës shpreson se do ta ul frustrimin e një pjese të tifozëve.
"Qendra e ndeshjeve të Premier ligës do të mbështetet në rrjetet tona sociale për të publikuar sqarimet e vendimeve të VAR-it sa më shpejt të jetë e mundur", kumtuan nga Premier liga.
Të gjitha sqarimet për vendimet e VAR në Premier ligë në sezonin e ardhshëm duhet të jenë të jenë në dispozicion në rrjetin social Iks si dhe në profilin @PLMatchCentre. rq/
Foto: Iks