• e premte, 05 dhjetor 2025

Prej nesër e deri më 15 nëntor aplikim për katër kategori të bursave

Prej nesër e deri më 15 nëntor aplikim për katër kategori të bursave

Shkup, 31 tetor 2025 (MIA) - Prej nesër (1 nëntor) deri më 15 nëntor do të zgjasë aplikimi për bursa të studentëve për vitin akademik 2025/2026. 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi të gjithë studentët se mund të aplikojnë për bursat për studentë, për gjithsej katër kategori.

Për herë të parë këtë vit, Ministria shpalli edhe Konkursin për ndarjen e 15 bursave për studentët të regjistruar në vitin e parë të programeve studimore për gjuhën maqedonase për vitin akademik 2025/2026, për të cilin aplikimi gjithashtu do të zhvillohet prej më  1 deri më 15 nëntor 2025.

Studentët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet mund të aplikojnë ekskluzivisht në mënyrë elektronike përmes platformës: www.e-uslugi.mon.gov.mk. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s
 
 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR