• e hënë, 23 dhjetor 2024

Prej fillimit të invazionit rus në Ukrainë, të zhdukur konsiderohen 37.000 persona

Prej fillimit të invazionit rus në Ukrainë, të zhdukur konsiderohen 37.000 persona

Kiev, 16 prill 2024 (MIA) - Autoritetet ukrainase sot kumtuan se prej fillimit të invazionit rus janë zhdukur rreth 37.000 civilë dhe ushtarë, që është numër jo i plotë sepse Rusia ka okupuar pothuajse 20 për qind të territorit nacional, lajmëroi Beta.

"Pothuajse 37.000 persona janë zhdukur, përfshirë fëmijë, civilë dhe ushtarë. Ky numër mund të jetë akoma më i madh", shkroi komisari ukrainas për të drejta të njeriut, Dmitro Lubinec në profilin e tij në Fejsbuk.

Prej fillimit të invazionit rus, më 24 shkurt 2022, jetën e humbën disa dhjetëra mijë njerëz, civilë dhe ushtarë, por nuk ekziston një vlerësim i përgjithshëm i konstatuar nga burime të sigurta.

Procedurat për identifikim të të vrarëve dhe të zhdukurve mund të zgjasin disa muaj.

Armata ukrainase dhe ajo ruse vetëm në raste të rralla kumtojnë bilanc të ushtarëve të vdekur.

Nuk është i njohur edhe numri i viktimave civile sepse nuk ka informata të sigurta në territorete okupuara nga Rusia prej fillimit të invazionit. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR