• e martë, 24 dhjetor 2024

Prandalohet kontrabandë me 4.4 tonë mish nga kafshë dhe shpendë të egër të rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve

Prandalohet kontrabandë me 4.4 tonë mish nga kafshë dhe shpendë të egër të rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve

 Shkup, 13 shkurt 2024 (MIA) - Ekipi mobil i Sektorit për Kontroll dhe Hetime ka parandaluar kontrabandën e 4.4 tonë mish të kafshëve dhe shpendëve të egër të rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve, të cilin një shofer kamioni në pronësi të një kompanie greke ka dashur ta fusë në shtet, kumtuan sot nga nga Drejtoria Doganore.

 

"Mishi i kafshëve të egra në vlerë prej 4 milionë denarë nuk është deklaruar në deklaratën doganore, e as transportuesi nuk ka pasur certifikatë përkatëse, dhe dhe leje nga institucioni përkatës kompetent, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Në deklaratën doganore malli deklarohet si “paleta plastike dhe rafte metalike të lëvizshme” me vlerë 3.750 euro ose vetëm 5.6 për qind të vlerës së përgjithshme të mallit", sqarojnë nga Dogana.

 

Në terminalin e kalimit kufitar Tabanovë, inspektorët kanë kryer kontroll me skaner, i cili ka rezultuar se në  automjet, përveç mallit të deklaruar, ka pasur edhe mall tjetër që nuk janë të përfshira me deklaratën doganore.

 

"Pas hapjes së automjetit në 29 paleta plastike iu gjet mish i ngrirë nga  kafshë dhe shpendë të egër të ndryshme, lepuj, fazanë, thëllëza, për të cilat nuk dispononte asnjë dokument. Ndaj autorit është bërë kallëzim penal për shkelje të Kodit Penal. Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe sigurisë së shoqërisë është një nga prioritetet kryesore të Drejtorisë Doganore", thuhet në kumtesën e Drejtorisë Doganore. rq/

Foto dhe video Drejtoria doganore

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR