• e hënë, 23 dhjetor 2024

PPRMV: Një shoferi i autobusit të NQP-së dyshohet se ka shkaktuar aksident të rëndë trafiku

PPRMV: Një shoferi i autobusit të NQP-së dyshohet se ka shkaktuar aksident të rëndë trafiku

Shkup, 13 gusht 2024 (MIA) - Për shkaktimin e aksidentit të djeshëm në të cilin ka humbur jetën një djalë 17- vjeçar, është i dyshuar shoferi i autobusit të NQP Shkup, 51 vjeçari nga Shkupi, kundër të cilit Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë duke vepruar në bazë të padisë penale.

Siç informon Prokuroria Publike e shtetit, "ekziston dyshimi i bazuar se shoferi ka kryer vepër penale – krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion".

Në një shkresë për mediat, PPRMV-së thekson se dje (12 gusht) i dyshuari si pjesëmarrës në komunikacion në rrugët publike, duke drejtuar autobusin në pronësi të NQP Shkup në rrugën komunale Shuto Orizarë – Orizare e Epërme, "nuk ka respektuar rregulloret dhe në këtë mënyrë ka rrezikuar trafikun publik dhe ka vënë në rrezik trupat e njerëzve".

"Kur ka ardhur në afërsi të udhëkryqit në një rrugë që lidh rrugën komunale me rrugën 'Aleksandar Urdarevski', ka vepruar në kundërshtim me nenin 25 paragrafi 1 të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, kështu që ka kthyer autobusin në të majtë për të shmangur mbeturinat të vëllimshme, mbeturina të tjera të hedhura në anën e djathtë të rrugës dhe ka kaluar në anën e majtë, gjegjësisht në pjesën e rrugës së dedikuar për lëvizjen e automjeteve nga drejtimi i kundërt. Veprimin e ka bërë pa kujdes, pa u siguruar më parë se mund ta bëjë pa rrezik për pjesëmarrësit e tjerë të trafikut dhe pasurinë, duke mos marrë parasysh pozicionin, drejtimin dhe shpejtësinë e lëvizjes. Si pasojë e lëshimit të përmendur, autobusi në pjesën e përparme majtas është përplasur me veturën 'ford galaksi' me targa të Shkupit, e cila drejtohej nga një 17-vjeçar i cili nuk kishte të drejtë të drejtonte automjet", informon Prokuroria.

Gjatë goditjes djali ka pësuar lëndime të rënda trupore prej të cilave ka ndërruar jetë, ndërsa bashkëudhëtari i tij në automjet ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ndodhet në rrezik për jetën.

PPRMV kumtoi se prokurori publik kompetent për të dyshuarin propozoi masa kujdesi - marrje të përkohshme të dokumentit të udhëtimit për kalim të kufirit shtetëror dhe ndalim për dhënie të një të reje, marrje të përkohshme të patentë shoferit, ndalim për dalje nga vendbanimi, gjegjësisht adresës, si dhe obligim që i dyshuari herë pas here të paraqitet para personit të caktuar zyrtar. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR