• e premte, 20 dhjetor 2024

PPRMV: Hetimi ndaj prokurorit publik, është sjellë vendim për largim nga funksioni

PPRMV: Hetimi ndaj prokurorit publik, është sjellë vendim për largim nga funksioni

Shkup, 11 nëntor 2024 (MIA) - Prokuroria themelore publike Shtip solli urdhër për zbatim të procedurës hetimroe kundër një prokurori publik për të cilin ekziston dyshimi për vepër të kryer penale "maltretim gjatë ushtrimit të profesionit" nga neni 143, si dhe për vepër të vazhduar penale "keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit" nga neni 353 nga Kodi penal.

"Padia penale kundër prokurorit publik për maltretim gjatë ushtrimit të profesionit u parashtrua në Prokurorinë publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga ana e një grupi të punësuarish në Prokurorinë e lartë publike Shkup, pas çka ajo u shoqërua për veprim kompetent në Prokurorinë themelore publike Shtip. Gjatë veprimeve hetimore të ndërmarra nga prokuroria e Shtipit janë amrrë të dhëna dhe njohuri të cilat bëjnë me dije për dyshim dhe për veprime të  keqpërdorimeve të pozitës zyrtare dhe autorizimit", informojnë nga PPRMV.

Pas pranimit të njoftimit për hetim të inicuar, thuhet në kumtesën e PPRMV-së, në bazë të nenit 81 të Ligjit për prokurori publike, Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli Vendim për largim nga funksioni për prokurorin publik derisa zgjatë procedura penale e inicuar pas paraqitjes së parashtruar ndaj tij.

Sipas informatave fillestare, është suspenduar prkurori Mustafa Hajrullahi, i cili është shef i Prokurorisë së lartë publike Shkup. Paraprakisht, Hajrullahi akuzoi për gjoja presione në punë nga prokurori republikan publik Ljupço Kocevski, për çka e ka informuar edhe Këshillin e PP-së. Prokurori shtetëror publik, në kumtesë drejtuar mediumeve, i hodhi poshtë thëniet, duke cekur se ka obligim, për herë të parë pas më shumë se katër viteve, të kryejë mbikëqyrje të punës së Prokurorisë së lartë publike. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR